Kurti: Me gjithë përpjekjet, nuk u bë e mundur të takohesha me Mustafën para takimit të sotëm me Thaçin

Sot janë bërë tre muaj që nga zgjedhjet e gjashtë tetorit të vitit të kaluar.
Edhe pse Lëvizja Vetëvendosje doli parti e parë dhe LDK-ja e dyta, këto të dyjat nuk arritën të lidhnin një koalicion bashkëqeverisës.
Përpos që u bë konstitiumi i Kuvendit të Kosovës, vendi vazhdon të qeveriset enda nga kryeministri në largim, Ramush Haradinaj.
Me fillim nga ora 15:00 presidenti i vendit, Hashim Thaçit, do të presë sot në një takim liderin e VV-së, Albin Kurti.
Por pak para kësaj, Kurti ka deklaruar se e pati të pamundur që të takohej me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa pavarësisht insistimit.
“Më 26 dhjetor 2019, në seancën konstituive të legjislaturës së shtatë u detyruam të shkonim pa marrëveshje me LDK-në. Sot, më 6 janar 2020, në takim konsultativ me presidentin e Republikës, sërish jam i detyruar të shkoj pa marrëveshje me LDK-në. Me gjithë përpjekjet e mia të vazhdueshme, nuk m’u bë e mundur të kisha një takim me kryetarin e LDK-së para këtij takimi të sotëm me presidentin e shtetit”, tha Kurti, transmeton Indeksonline.
Madje ai tha se nuk ka kohë për të humbur, teksa bëri thirrje drejt LDK-së, që të propozojë emrat e ministrave./Indeksonline/