75 Mall Live Search
14:59 / E Hënë, 06 Janar 2020 / indeksADMonline

Kryetari i Lirisë prezanton fakte te MAPL-së për “puçin” që iu bë

FFK-ja dhe Ministria e Administratës Publike kanë legjitimuar “puçin” e ndodhur te KF Liria gjatë muajit dhjetor.

Disa persona (shumica ish-anëtar të kryesisë) kanë thirrur një kuvend të jashtëzakonshëm dhe kanë shkarkuar kryetarin e klubit, Ilijaz Ilijazi.

Edhe pse në mënyrë jo legjitime, përsëri nuk është plotësuar kushti dhe janë shkelur rregulloret pasi që nuk është bërë korumi i mjaftueshëm.

Me qëllim që të ketë kontroll brenda klubit, Agim Ademi, me bashkëpunëtorët e ka quajtur si legjitim këtë kuvend dhe i ka pranuar ndryshimet.

Ilijaz Ilijazi i ka dërguar letër MAPL-së dhe ka kërkuar që të anulohen të gjitha ndryshimet që janë bërë në atë rast.

Ai ka paraqitur prova se ky kuvend ka qenë jo legjitim dhe ka shkelur në disa vende statutin e punës të KF Lirisë.

Më poshtë është kërkesa drejtuar  MAPL.