75 Mall Live Search
15:11 / E Hënë, 06 Janar 2020 / indeksADMonline

Takimi historik Thaçi-Kurti

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, transmeton IndeksOnline.

Takimi i parë mes Thaçit e Kurtit po zhvillohet për t’u konsultuar për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Thaçi ia kishte dërguar tri ftesa Kurtit për takim, mirëpo ai i kishte refuzuar për të caktuar më pas vet datën e këtij takimi.

Derisa Kurti caktoi datën e takimit, 6 janar, presidenti caktoi orën 15:00.

Rikujtojmë se Kurti ka shkuar të presidenti pa një marrëveshje me LDK-në e cila do ta bënte të mundur formimin e Qeverisë./IndeksOnline/