75 Mall Live Search
15:57 / E Hënë, 06 Janar 2020 / indeksADMonline

Elvis Rexhbecaj prezantohet te skuadra e re

Rexhbecaj ka kaluar te skuadra e Kolnit në formë huazimi për shkak që me skuadrën e deri tanishme, Wolsfburgun nuk kishte minutazh të mjaftueshëm.

Sipas skuadrës së Kolnit, Rexhbecaj do të jetë në formë huazimi deri në verën e vitit 2021. Futbollisti ka filluar po ashtu gjatë ditës së sotme stërvitjet me klubin e ri.

Elvisi është një lojtar shumë i fortë dhe i disiplinuar. Në mesfushë, mund të përdoret në mënyrë fleksibile në pozicione të ndryshme dhe do të përmirësojë cilësinë tonë në këtë fushë, ” thanë nga skuadra gjermane.

Kurse futbollisti kosovar duke folur për transferimin e tij tha “Unë vërtet dua të luaj. Kjo është arsyeja pse vendosa ta ndërmarr këtë hap”.

Skuadra gjermane duke e treguar biografinë e futbollistit po ashtu e tregon preardhjen e tij që është pra Kosova dhe vendi i lindjes që është Gjonaj në Prizren./Indeksonline/.