65 vjeçari i mbuluar kokë e këmbë me qindra tumore, thotë se fshatarët e trajtojnë si kafshë!

65 vjeçari nga India, Diwkar Bisoye ka tumore të shumta në trupin e tij. Tumori më i madh i tij është në këmbë që peshon rreth 25 kilogram.
Në një intervistë për Daily Mail ai ka treguar për tmerrin në të cilin po kalon, dhe se gjithë kohën qëndron i mbyllur.

Ai zbulon gjatë bisedës se fshatarët po e trajtojnë atë më keq sesa një kafshë, transmeton Indeksonline.
Mjekët besojnë se ai vuan nga neurofibromatoza, një sëmundje gjenetike e dobët e cila bën që gunga të rriten përgjatë nervave.

Gungat e tij filluan të shfaqen rreth 15 vjet më pare, por trupi i tij shpejt u shkatërrua plotësisht, duke mbuluar edhe qepallat.

Bisoye thotë se fillimisht gungat ishin të vogla por që ndërkohë kanë nisur të përhapen në gjithë trupin e tij.

Ai është i ‘lidhur’ për shtëpinë e tij, kjo për arsyen që të gjithë tallen me të dhe jo rrallë herë edhe e poshtërojnë. /Indeksonline/