75 Mall Live Search
22:18 / E Hënë, 06 Janar 2020 / indeksADMonline

Futbollisti kosovar transferohet te Interi

Interi ka arritur nënshkrimin e kontratës me futbollistin kosovar, Andi Hotin.

Hoti ka qenë pjesë e skuadrës së FC Zurich kurse tani ai është blerë nga skuadra italiane.

16 vjeçari luan në pozicionin e mbrojtësit dhe kishte kaluar në skuadrën e FC Zurich U18 tani në janar nga grupmoshat U16 mirëpo ai tani u transferua te skuadra e Interit.

Andi po ashtu është pjesë e Kombëtares së Kosovës U17 me të cilën debutoi në tetor të vitit 2019./Indeksonline/.