75 Mall Live Search
00:09 / E Martë, 07 Janar 2020 / indeksADMonline

Komuna e Prishtinës u shpërndanë dhurata punëtorëve të pensionuar, ja sa para kushtuan!

Komuna e Prishtinës ka shpërndarë dhurata për punonjësit që kanë dalë në pension.

Kështu, komuna e cila drejtohet nga Shpend Ahmeti në dhjetorin e vitit të kaluar ka kurorëzuar një kontratë, e cila për qëllim kishte furnizimin me dhurata për Vitin e Ri, shkruan Indeksonline.

Fillimisht, vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 5.000,00 euro, porse e njejta është finalizuar për shumen prej 4.342,56 euro.

Tenderi në fjalë u është dhënë operatorëve ekonomikë “Dauti Komerce” SH.P.K dhe “AD Saraj”, Shkup.

Tutje, në kontratë nuk thuhet detajisht se për çfarë dhuratash bëhet fjalë, apo edhe numri i tyre. /Indeskonline/