75 Mall Live Search
07:35 / E Martë, 07 Janar 2020 / indeksADMonline

Përzgjedhja, sterilizimi dhe periudha e ndërrimit; Janë kaq të rëndësishme për biberonin e foshnjës suaj

Është shumë e rëndësishme të vëzhgoni biberonin e fëmijës para çdo përdorimi. Kjo nuk është e rëndësishme vetëm për dhëmbët e bebeve, por edhe për mishrat e dhëmbëve të cilët janë shumë fortë dhe mund ta këpusin biberonin.

Prandaj duhet të bëni një ‘test tërheqjeje’ para çdo përdorimi. Kontrolloni biberonin duke e tërhequr në çdo anë. Nëse konstatoni ndonjë dëmtim ose problem, hidheni menjëherë biberonin.

Pastroni biberonin para ço përdorimi duke e larë me ujë të ngrohtë. Mos përdorni agjentë agresivë pastrimi.

Sterilizojeni rregullisht biberonin. Sterilizimin mund ta bëni duke zier në tenxhere shishet dhe kokat e biberonëve për disa minuta. Gjithashtu mund t’i sterilizoni edhe në mikrovalë.

Pas sterilizimit, prisni 5 minuta para se t’ia jepni bebes biberonin. Gjatë pastrimit, një sasi e vogël uji mund të mbetet tek koka e biberonit. Largojeni duke e shtrydhur me gishta të pastër.

Asnjëherë mos e zhysni kokën e biberonit në gjëra të ëmbla ose ilaçe e shurupra, pasi shkakton prishje të dhëmbëve.

Për arsye higjiene dhe sigurie, zëvendësoni kokën e biberonit pas çdo muaj përdorimi.