Capital T paralajmëron projektin e ri, zbulon detajet

Capital T këtë vit pritet të publikojë albumin “Sculpture” këngë nga i cili tashmë ka filluar ta paralajmërojë.
Reperi së fundi në një postim në Instagram, ka publikuar një pjesë të këngës së re, ndërsa ka treguar se ky projekt lansohet gjatë këtij muaji, shkruan Indeksonline.
“Është koha e albumit, çdo projekt tash e mbrapa osht prej “SKULPTURE” kjo qe po nihet thirret “600PS”, publikohet me 15 Janar ne ora 15:15 Versioni 2020 shkojme”, ka shkruar Capital T sipër videos së postuar.
Kujtojmë se kënga e tij fundit “Akull” u publikua pak para festave të fundvitit./Indeksonline/