75 Mall Live Search
08:42 / E Martë, 07 Janar 2020 / indeksADMonline

Ermali me Arianën nisin pushimet në Maldive

Ermal Fejzullahu përmbylli një vit tejet të suksesshëm dhe 2020-a e ka filluar më mirë seç mund ta keni menduar.

Këngëtari i mirënjohur bashkë me bashkëshorten e tij Arianën dhe fëmijët e tyre janë nisur drejt ishullit Maldive. 

Ermali këtë e bëri të ditur përmes rrjeteve sociale teksa tregoi se ndalesa e parë ishte në Dubai për të marrë rrugën më vonë për në ishullin përrallor.

“Ndalesa e radhës Maldive”, ka shkruar Ermali në një njërin nga postimet ku shihet përkrah Arianës dhe vajzës së tyre të vogël, Ana./Indeksonline/