Mustafa, uron besimtarët ortodoksë për Krishtlindje

Me rastin e Krishtlindjes ortodokse, kryetari i LDK-së, ka uruar besimtarët ortodoksë për festën e Krishtlindjes.
Mustafa u ka uruar një vit të mbarë, me plot begati.
“Të gjithë besimtarëve ortodoksë dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës, ju shpreh urimet më të sinqerta për festën e Krishtlindjes ortodokse. Le të jetë vit i mbarë me plotë begati, duke promovuar vlera humane dhe tolerancë mirëkuptimi mes njerëzve pa dallim”.
“Shëndet, paqe dhe lumturi në familjet tuaja!”, thuhet në telegramin e urimit të Mustafës”.
Mustafa, ka thënë se këto festa duhet të jenë momente reflektimi, për të dashur dhe respektuar njëri-tjetrin dhe për të jetuar në paqe dhe harmoni ndërfetare.