75 Mall Live Search
09:52 / E Martë, 07 Janar 2020 / indeksADMonline

Dua Lipa realizon një kamerë të fshehur, përballet me skena qesharake

Dua Lipa perfomrancën e parë për këtë vit do ta bëjë në emisionin e njohur amerikan “The Ellen Show” që mbahet në fund të kësaj jave.

Por, para emisionit, këngëtarja shqiptare dhe moderatorja e famshme Ellen kanë përgatitur një befasi për adhuruesit, shkruan Indeksonline.

23- vjeçarja ka realizuar një kamerë të fshehur një teksa ua thotë vargjet e këngës së saj “New Rules” disa konsumatorëve në një dyqan.

Reagimi i njerëzve është qesharak, të cilët nuk e njohin këngëtaren për shkak të maskimit që kishte bërë.

Edhe vetë Dua është shprehur entuziaste për këtë derisa ka shkruar
“Unë kisha guximin ta bëja këtë për @theellenshow. Unë u argëtova aq shumë, duke bërë shaka në  “Speak The Lyrics” dhe jam shumë e emocionuar, që do të performojë në emision këtë javë”.

Ndryshe, Dua shumë shpejt do të publikojë albumin  e ri “Future Nostalgia”./Indeksonline/