I shkon për vizitë në shtëpi, 47-vjeçari e qëllon mikun me pushkë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vaun e Dejës, në Shkodër, ku ka ndodhur një konflikt midis dy shtetasve dhe kishte të shtëna me armë zjarri.
Gj.V., 47 vjeç, është arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi ka qëlluar me armë zjarri drejt mikut të tij, shtetasit me iniciale P. L.
GJ.V., në banesën e tij, pas një konflikti të çastit ka qëlluar me armë zjarri kundrejt shtetasit P. L., i cili ndodhej për vizitë te banesa e shtetasit Gj. V. pasi ishin miq me njëri-tjetrin.
Gjatë kontrollit në banesë iu gjeten dy pushkë pa leje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë – Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.