75 Mall Live Search
11:50 / E Martë, 07 Janar 2020 / indeksADMonline

​Kërcënohet me vdekje, se ndërroi fenë

Policia e Kosovës në raportin 24- orësh ka njoftuar për një rast kërcënimi me vdekje që i ka ndodhur një qytetari, në Prishtinë.

Në raportin e policisë thuhet se ankuesi, shqiptar i Kosovës ka raportuar se është kanosur me vdekje ai dhe familjarët e tij nga persona të panjohur.

Sipas ankuesit, arsyeja e kanosjes është konvertimi i tij në një tjetër fe (religjion). Rasti është duke u hetuar.