75 Mall Live Search
13:22 / E Martë, 07 Janar 2020 / indeksADMonline

Jonida Maliqi harron skandalin me Florin, nis ditën në një vend romantik

Javën e fundit të vitit që lamë pas u publikua një video ku shiheshin Jonida Maliqi dhe Flori Mumajesi në disa momente intime, gjë e cila u komentua shumë dhe ngriti spekulimet që dyshja ishin në një lidhje.

Madje u tha që video e publikuar kishte ndikuar që Jonida dhe i dashuri i saj, Romeo Veshaj i dhanë fund romancës, shkruan Indeksonline.

Por, duket se Jonida ka lënë prapa të gjithë këtë histori dhe po shijon kohë e lirë dhe borën e parë të vitit.

“Mëngjesi i parë me bore për 2020-n”, ka shkruar këngëtarja sipër imazhit.

Ndryshe, Jonida përmbylli vitin 2019 me shumë suksese profesionale, e që kulminacioni ishte pjesëmarrja në “Evrovizion”./Indeksonline/