75 Mall Live Search
13:42 / E Martë, 07 Janar 2020 / indeksADMonline

Pas ndarjes nga bashkëshorti, moderatorja shqiptare konfirmon lidhjen e re me ish-deputetin

Moderatorja dhe aktorja e njohur e humorit, Rudina Dembacaj që nga ndarja nga bashkëshorti u bë temë në mediat rozë për fillimin e një romance të re, shkruan Indeksonline.

Por, Rudina Dembacaj vitin e ka filluar pikërisht përmes një postimi në Instagram me anë të cilit e ka konfirmuar personalisht se është në lidhje me ish-deputetin, Mark Frroku.

“E di që e donit të gjithë por e kam për vete…exluziven. Për të gjithë ju dashamirës dhe jo, e dua si partner në jetë dhe në biznes… Vit të mbarë, me shumë dashuri Mark dhe Rudi!”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se Rudina i dha fund martesës me Aleksandër Varfajn me të cilin ka një vajzë, ndërsa nga ana tjetër edhe ish-deputeti, ka tre fëmijë me bashkëshorten e cila ndërroi jetë në vitin 2018./Indeksonline/