75 Mall Live Search
16:20 / E Martë, 07 Janar 2020 / indeksADMonline

Pasi u bë baba për herë të parë, këngëtari shqiptar ju falënderon për urimet!

Këngëtari i njohur shqiptar Skerdi Ago para pak ditësh u bë baba për herë të parë.

Ai dhe gruaja e tij Vesa, para 3 ditësh e ndanë lajmin e mirë për ta me fansat, duke treguar se janë bërë prindër të një djali, shkruan Indeksonline.

Pas emocioneve të papërshkrueshme të tyre si prind, Skerdi së fundmi ka zgjedhur që me një fotografi me djalin në krah, të falënderoj të gjithë për urimet që i kanë bërë.

“Unë dhe djali im Roi ju falënderojmë përzemërsisht për urimet e bukura”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë që ka ndarë me fansat në Instagram. /Indeksonline/