Dukagjini bëhet gati për pranverë, tri përforcime për një ditë

Dukagjini i Klinës që është i fundit në renditje të Superligës, ka zyrtarizuar sot tre lojtarë të rinj.
Bëhet fjalë për Diellon Besenin, Blendi Memajn dhe Erblind Mulaj.
Diellor Beseni ishte pjesë e Lirisë së Prizrenit. Luan si mesfushor dhe llogaritet si një prej talenteve më të mëdhenj në Kosovë.

Përforcimi tjetër është Blendi Memaj, i cili sezonin e shkuar ishte pjesë e Llapit.
Memaj luan ne pozitën e mesfushorit sulmues.

Erblind Mulaj vjen nga skuadra e Onixit. Mulaj dikur ka qenë pjesë e Dukagjinit dhe luan si mesfushorë krahu.

Dukagjini ka liruar disa lojtarë pas mbylljes së stinorit vjeshtore.