75 Mall Live Search
19:46 / E Martë, 07 Janar 2020 / indeksADMonline

Popullsia shqiptare më 1924 jashtë Shqipërisë

Në të rrallë kufijtë politikë janë dhe skajet etnografike të një populli. Janë shumë vende që kanë në gji të tyre elemente të huaja, si edhe qe kombe të tjeaë mund të jenë shpërndarë midis dy dhe më shumë shtetesh. Kjo gjendje e fundit na përshtatet ne shqiptarëve.

Dihet se jashtë vijës politike të Shqiptarisë, rrojnë Shqiptarë të tjerë.

1. Në Serbi, me tepër në perëndim të Maqedonisë, në Kosovë dhe gjerë në kufi e vjetër e Serbi dhe Malit të Zi, para luftës ballkanike, si edhe brenda në Mal të Zi, Iisetë Kuçi, Pipri, Olqini, Tivari. Në Serbi hyjnë tani edhe të dy katundet e Banalit, Kërkovci, Nikinci.

2. Në Greqi, do mbi zallin e Adriatikut nga hunda Stilos e në Prevezë, do në Maqedoni (vende të aneksuare që më 1912), do edhe në vise të ndryshme të Greqisë së vjetër, si në Atikë, Beoti, Eubë, Pelopones dhe njësitë e ndryshme.

3. Në Itali, ku elementi arbresh ka emigruar që në shekull të pesëmbëdhjetë, në Kalabrë, Sicili, Puglie…

4. Në Turqi: këtu, veç kolonit e vogla dhe pak a shumë të vendosura, të ndera në qytetet e Anadollit, – po me tepër në Stamboll, Izmir, Brusë, kemi koloni të vjetra në dy vende:

– Në njësitë Marmara, tre katunde: Aftoni (afro 600 shtëpi), Marmara (550 shtëpi), Kllazaqi (eo shtëpl) – B. – Në Edërne, tetë katunde me afro 2500 shtëpi: Mandric, Ibrik-Tepe, Sulltan-Qoj, Alltun-Tash, Pazar, Dere, Zallof, Aballar, Karahakli.

5. – Në Dalmati, Borgo Erizzo (ose Arbanasi) pranë qytetit Zara, sot nënë sundim italian.

6. – Në Besarabi, pesë katunde, për të cilët akoma s’ kemi dokumenta pozitive. Dimë vetëm se në atë krahinë më se të vjetër (sot rumune) janë 6 katunde: Karakurt, Kurcin, Ciusmeli (me afro respektifisht 1000 e 500 shtëpi) janë banuarë vetëm me Shqipëtarë dhe’ tre katunde të tjerë: Volconeshti, Ciocrac dhe Cungas, të përzierë me Gagauzë. Këto të gjashtë koloni, të formuara prej Shqiptarësh të vendosur që prej shekujsh, të tri të parat dhe padyshim prej njerëz autoktonë, sado që pa ndonjë shkëlqim të madh, rronin Jetën e tyre kombëtare, duke mbajtur gjallë: racën dhe gjithë cilësitë e saj.

Shkruar prej Lumo Skëndos, botuar prej Kristo Luarasit
“Kalendari Kombiar”, 1926. Tiranë (kopjuar prej origjinalit)