Ish i dashuri i Kim Kardashian, zbulon emrin e djalit të tij

Dikur ishte shumë i përfolur për lidhjen e tij me super yllin Kim Kardashian.
Reperi Ray-J dhe gruaja e tij e tanishme Princess Love kanë zgjëruar familjen e tyre, pasi me 30 dhjetor ata u bënë prindër për herë të dytë, transmeton Indeksonline.
Atyre u lindi një djalë, dhe reperi 38 vjeçar e pranoi se ‘të jeshë baba’ është ndjenjë më e mirë në botë, dhe zbuloi se emrin e djalit të tij të vogël.

Epik Ray Norwood e kanë quajtur ata djalin e tyre të vogël, i cili i gëzoi ata për fundvit.
Kujtojmë që ata janë prindër edhe të një vajze me emrin Melody. /Indeksonline/
