Baza Amerikane në Irak sulmohet me raketa
Baza ajrore Al- Asad që përdorët nga Forcat Amerikane në Irakun përendimor ëshë goditur me raketa.
Reuters citoi një zyrtar amerikan të ketë konfirmuar sulmin, i cili u raportua gjithashtu nga agjensia e lajmeve Agence France-Presse, transmeton Indeksonline.
Zyrtari tha se nuk ka ende informacion mbi viktima ose dëme të tjera.
Raportet e pakonfirmuara thanë se një shpërthim ishte dëgjuar në qytetin verior të Irakut në Erbil.
Pas vrasjes së gjeneralit Iranian Qassem Soleimani në Bagdad, milicitë në Irak kanë kërcënuar hakmarrjen ndaj forcave amerikane.
Ndryshe, parlamenti i Irakut votoi për dëbimin e trupave amerikane nga vendi./Indeksonline/