Pas Duas, edhe Rita kërkon ndihmë për Australinë

Të gjithë po solidarizohen me të prekurit nga zjarri shkatërrues, që ka përfshirë Australinë.
Emra të njohur në mbarë botën kanë bërë apel për të ndihmuar në luftën kundër zjarreve në Australi, në mesin e tyre edhe këngëtaret shqiptare Dua Lipa dhe Rita Ora.

“Zjarret në Australi janë kaq shkatërruese, sa që është e pamundur për ne të injorojmë. Ne duhet të ndihmojmë tani. Drejtohuni te historitë e mia dhe shkoni për të dhuruar për Kryqin e Kuq australian, shoqatën e Shën Vincent de Paulit, Fondin Botëror të Botës së Kafshëve dhe një Go Fund Me për të prekurit. Të gjithë këta njerëz janë duke bërë punë të mahnitshme. Ju lutemi dhuroni aty ku mundeni”, ka shkruar Rita.

Ndërsa në mesin e yjeve që kanë dhuruar donacione për Australinë janë Nicole Kidman dhe Keith Urban, Pink dhe aktori australian, Chris Hemsworth./Indeksonline/