75 Mall Live Search
10:30 / E Mërkurë, 08 Janar 2020 / indeksADMonline

Trajneri i dy yjeve të Kombëtares Shqiptare pezullohet nga puna, shkak një video seksuale!

Malaga ka vendosur të pezullojë Victor Sanchezin nga detyra e trajnerit.

Kjo për shkak të publikimit të një videoje me përmbajtje seksuale që ka qarkulluar së fundi në rrjetet sociale.

“Bazuar në ngjarjet e zbuluara orëve të fundit, Málaga CF menjëherë pezullon trajnerin Váctor Sánchez nga detyra, deri sa të kryhet një hetim i plotë i këtij rasti”, thuhet në njoftimin e Malagas.

Vetë trajneri ka thënë se ndihet i pafajshëm dhe se bëhet fjalë vetëm për një keqkuptim.

Malaga është skuadra ku luajnë dy yjet e Kombëtares Shqiptare, Keidi Bare e Armando Sadiku./Indeksonline/