75 Mall Live Search
12:41 / E Mërkurë, 08 Janar 2020 / indeksADMonline

Politikani rus paralajmëron: Irani e SHBA-ja mund ta shkaktojnë Luftën Bërthamore, nëse sulmet reciproke vazhdojnë

Një politikan rus ka paralajmëruar se hakmarrjet midis SHBA-së dhe Iranit në vazhdën e vrasjes së Qassem Soleimani mund të shkaktojnë luftë bërthamore.

Vladimir Dzhabarov, një ligjvënës i lartë në Parlamentin e Rusisë, bëri thirrje kundër përshkallëzimit pas sulmeve të raketave balistike iraniane në bazat irakiane që strehojnë trupat amerikane në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, përcjell Indeksonline.

Sulmi ishte si hakmarrje për vrasjen e komandantit ushtarak iranian Qassem Soleimani në Bagdad të premten mbrëma.

“Sulmet reciproke nga SHBA-ja dhe Irani mund të çojnë në një luftë gjithëpërfshirëse në rajon”, tha Dzhabarov.

“Nëse Uashingtoni e sheh që nuk mund t’i arrijë qëllimet e veta, ekziston rreziku i një lufte bërthamore.”

Ligjvënësi rus tha se Këshilli i Sigurisë i SHBA-së duhet të përfshihet për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm në Lindjen e Mesme./Indeksonline