Shtylla e përkulur elektrike, rrezikon banorët e fshatit Voinoc

Një qytetar ka raportuar se një shtyllë elektrike në fshatin Vojnoc-Shtime parqet rrezik për banorët dhe kalimtarët e rastit, shkruan IndeksOnline.
Po ashtu kjo shtyllë sipas banorit, po rrezikon që i tërë fshati të mbetet pa energji elektrike.
Sipas njoftimit të tij, shtylla është gati duke u rrëzuar tërësisht. Ai ka thënë se kjo gjendje është që nga nata e Vitit të Ri dhe askush nuk ka ndërrmarrë asgjë.

“Në hyrje të fshatin Vojnoc-Shtime, në tensionin e lartë është lakuar një shtyllë druri, sa nuk ka ra në tokë, rrezik i madh për pronarët që janë afer, si dhe rrezik për të mbetur pa energji elektrike tërë fshati
Kjo gjendje është qe nga nata e Vitit te Ri!!!
Urgjentisht të rregullohet ky rast e të mos ndodhë ndonjë fatkeqësi”, ka shkruar banori./IndeksOnline/