Pacolli: Të gjithë kosovarët, në Irak, janë shëndosh e mirë

Ministri i Jashtëm në largim i Kosovës Behxhet Pacolli, përmes një shkrimi të publikuar në faqen e tij zyrtare Facebook ka konfirmuar se ka shumë kosovarë që punojnë në bazat ushtarake amerikane dhe të koalicionit në Irak, përfshirë edhe në ato ku mbrëmë ishin cak i sulmeve të mbrëmshme iraniane, transmeton Indeksonline.
Pacolli ka njoftuar gjithashtu se është duke vazhduar puna për identifikimin e tyre, derisa deri tani sipas informacioneve që kanë, të gjithë kosovarët janë të sigurt dhe shëndosh e mirë.
Ky është postimi i plotë i tij
Shumë qytetarë të Kosovës punojnë në bazat ushtarake amerikane dhe të koalicionit në Irak, përfshirë ato që kanë qenë shënjestër e sulmeve të mbrëmshme iraniane. Puna është duke vazhduar për të identifikuar të gjithë kosovarët, por informatat e para janë që dhjetëra kosovarë punojnë në këto baza. Ministria e Punëve të Jashtme është në kontakt të ngushtë me autoritetet për të siguruar sigurinë e kosovarëve dhe në të gjitha kapacitetet tona ne do të ofrojmë ndihmën e nevojshme.
Deri tani të gjithë kosovarët janë të sigurt dhe shëndosh e mirë.