75 Mall Live Search
16:47 / E Mërkurë, 08 Janar 2020 / indeksADMonline

Adrola shfaqë bukuri natyrale, shkëlqen në paraqitjen pa grim

Super modelja e njohur shqiptare Adrola Dushi, shquhet për bukurinë e saj natyrale.

Ajo është një personazh mjaft i dashur për publikun shqiptarë, madje së fundmi duke u shfaqur edhe si prezantuese gjatë festivalit “Kënga Magjike”, shkruan Indeksonline.

Kështu ajo ka arritur edhe më tepër të marrë vëmendjen e publikut me bukurinë dhe paraqitjen e saj.

Adrola gjithashtu është një nga femrat e rralla që guxon të shfaqet edhe pa grim, në paraqitjet e saj publike.

Kështu ka bërë në paraqitjen e fundit ku është shfaqur tejet natyrale, duke vënë në pah bukurinë që e karakterizon. /Indeksonline/