Deputeti i VV-së pas takimit të Kurtit me Mustafën: Ditë të mira po vijnë për Kosovën
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2020/01/ahahahahah.jpg)
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti si dhe Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa kanë vazhduar sot takimet e tyre të nisura muaj më parë.
Pavarësisht se takimi zgjati disa orë, zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa vetëm deklaroi se ka përafrime të qëndrimeve dhe se do të takohen sërish nesër.
Por edhe nga Lëvizja Vetëvendosje konfirmuan takimin e nesërm. Madje është vetë deputeti i kësaj partie, Mefail Bajqinovci i cili duket se po jep sinjalin e parë që ky koalicion po bëhet.
“Ditë të mira po vijnë për Kosovën”, tha ai, transmeton Indeksonline.
Siç duket Kurti dhe Mustafa tashmë po arrijnë të bindin njëri-tjetrin se lidhja e koalicionit të tyre është mundësia e fundit për qeverisjen e re të vendit.
Se çfarë saktësisht do të bëhet me këtë koalicion mbetet të shihet nëse do të zyrtarizohet ndonjë vendim ditën e nesërme./Indeksonline/