Avdullah Hoti: Kemi lëvizje në arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti si dhe i pari i LDK-së Isa Mustafa u takuan sot përsëri për të diskutuar çështjen e arritjes së një koalicioni bashkëqeverisës.
Pavarësisht se takimi zgjati përsëri disa orë, ngjashëm me atë mbrëmë marrëveshja nuk u arrit as sot.
Por siç duket dy partitë më në fund po arrijnë drejtë marrëveshjes. Pasi thuajse të gjithë sonte janë deklaruar më pozitiv sa i përket përafrimit të qëndrimeve.
I fundit që u shpreh ngjashëm është edhe Avdullah Hoti nga LDK. Hoti tha se ka lëvizje në arritjen e marrëveshjes në mes dy partive, transmeton Indeksonline.
Gjithashtu ai ceku faktin se nesër do të takohen përsëri.
Vetëvendosje e LDK ka muaj që po diskutojnë një koalicion të mundshëm, por ndarja e posteve udhëheqëse i ngatërroi matematikat, duke mos-arritur kështu deri në formimin e mundshëm.
Postimi i plotë:
Kemi lëvizje në arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje në mes të dy partive.
Nesër takohemi prapë.