75 Mall Live Search
23:44 / E Mërkurë, 08 Janar 2020 / indeksADMonline

“Bombë” nga Italia, Futbollisti i Interit i thotë “PO” Milanit

Pas ardhjes së Zlatan Ibrahimovic, Milani është duke kërkuar një tjetër futbollistë për të shpëtuar sezonin.

Drejtuesit rosoner janë takuar gjatë ditës me agjentët e lojtarit të Interit, Matteo Politano, shkruan Indeksonline.

Sippas “Di Marzios”, vetë lojtari ka pranuar të bëjë lëvizjen pasi e ka humbur vendin e titullarit te zikaltërit.

Politano ka zhvilluar vetëm 14 ndeshje nën drejtimin e Antonio Contes.

Tashmë do të fillojnë bisedimet me Interin derisa largimi i Piatek dhe Borinit mund të sjell të ardhura në klubin kuq e zi. /IndeksOnline/