75 Mall Live Search
09:53 / E Enjte, 09 Janar 2020 / indeksADMonline

Publikohen fotografitë, reagimi i Trumpit kur Irani sulmoi bazat amerikane, në Irak!

Shtëpia e Bardhë ka publikuar disa foto nga takimi i presidentit Trump me ekipin e tij të Sigurisë Kombëtare, pasi Irani sulmoi me raketa bazat amerikane në Irak, në shenjë hakmarrjeje për sulmin e SHBA-së kundër gjeneralit Qassem Soleimani.

I gjithë ekipi qëndron serioz, ndërsa presidenti amerikan mban duart e kryeqëzuara. Mediat iraniane raportuan për viktima, por Trumpi tha se nuk është lënduar asnjë amerikan apo irakian, gjatë sulmit.