Gjendet i vdekur një 72- vjeçar në një motel, në Gjilan

Një 72- vjeçar është gjetur pa shenja jete në qytetin e Gjilanit të mërkurën, shkruan IndeksOnline.
Lajmin për IndeksOnlinen e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Gjilanit Ismet Hashani.
“Një mashkull k-shqiptar ka raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull k-shqiptar. Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, ka deklaruar ai.
IndeksOnline mëson nga burimet e veta se 72- vjeçari është gjetur pa shenja jete në një nga motelet e Gjilanit.
Ndërsa prokuroria e ka cilësuar këtë rast si “Vdekje e dyshimtë”.
“Gjithashtu, gjatë ditës së djeshme, në Gjilan, një person është gjetur pa shenja jete dhe me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i të ndjerit është dërguar për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar si ‘’Vdekje e dyshimtë’’”, thuhet në raportin e prokurorisë./IndeksOnline/