75 Mall Live Search
15:27 / E Enjte, 09 Janar 2020 / indeksADMonline

FFK krijon huti te delegatët, cakton dy data për kuvendin zgjedhor

Këtë muaj pritet të zhvillohen zgjedhjet për Komitetin Ekzekutiv të FFK-së.

Sekretari i FFK-së ua ka dërguar letrat Lidhjeve Rajonale të Futbollit duke caktuar datën e zgjedhjeve.

Indeksonline mëson se FFK u ka dërguar dy data të ndryshme delegatëve për zhvillimin e kuvendit.

Në njoftimin e dërguar me 24 dhjetor thuhet se zgjedhjet do të mbahen me 28 janar në Hotel Emerald.

Por një letër tjetër është dërguar me 6 janar, ku shihet se data e zgjedhjeve ka ndryshuar për një ditë, me 27 janar po në të njëjtin vend.

Këtu vërehet një tendencë e drejtuesve të Federatës për të krijuar huti te delegatët.

Kujtojmë se në këtë datë do të duhej të mbaheshin fillimisht zgjedhjet për kryetarin e FFK-së, por kjo nuk po ndodh për shkak të bllokimit që i është bërë Federatës nga Agim Ademi. /IndeksOnline/