75 Mall Live Search
15:58 / E Enjte, 09 Janar 2020 / indeksADMonline

Adelinën nuk e ndal as bora, pozon gjysmë e zhveshur!

Adelina Tahiri njihet si këngëtare shqiptare, aktive qysh nga viti 2008, kur bëri debutimin në muzikë.

Ajo me këngët dhe paraqitjet e saj ka arritur të bëjë për vete një numër të konsiderueshëm të fansave, të cilët e ndjekin atë vazhdimisht nëpër rrjetet sociale, shkruan Indeksonline.

Këngëtarja shqiptare, përpos muzikës shpeshherë ka marrë vëmendjen e mediave rozë edhe për shkak të jetës së saj private si dhe paraqitjeve të ‘nxehta’ që bën vazhdimisht.

Adelina nuk ka hezituar të ‘provokojë’ fansat edhe në paraqitjen e fundit, ku shihet se ndodhet në skijim.

Ajo që duket e pazakontë në këtë fotografi është se në ambientin me borë, ajo ka pozuar e zhveshur duke ngjallur kështu reagime nga komentuesit në llogarinë e saj në Instagram. /Indeksonline/