75 Mall Live Search
15:44 / E Enjte, 09 Janar 2020 / indeksADMonline

Shkruante se Rashica donte të luante për Realin, lojtari përgënjeshtron faqen kosovare

Një faqe kosovare në Instagram ka postuar një “deklaratë” të Milot Rashicës, kinse futbollisti dëshironte të luante për Real Madridin.

“Qysh kur isha i vogël, dëshira ime ishte të luaja për Real Madridin. Lojtari im i preferuar është Ronaldo. Shpresoj që një ditë të luaj atje”, thuhet në atë shkrim.

Por këtë e ka përgënjeshtruar vetë futbollisti nga Vushtrria.

Lojtari ka komentuar me llogarinë e tij në Instagram, duke thënë “pse po rreni”. /IndeksOnline/