Shtyllat e internetit dhe Telekomit në Arbëri gati të rrëzohen

Dy shtylla të drurit që kanë kabllo të internetit dhe Telekomit në Arbëri, në Prishtinë, po rrezikojnë jetëra të shumta, shkruan IndeksOnline.
Këto dy shtylla janë gati për t’u rrëzuar.
Nga KEDS për IndeksOnline kanë thënè se shtylla e drurit nuk përmban asnjë përçues të energjisë elektrike por të internetit dhe telekomit.
Në bazë të fotografisë shtyllat, të cilat duken se janë ende funksionale, janë shtrembëruar.
/IndeksOnline/
