OSBE: Hetim sa më të shpejtë për djegien e automjetit të Simiq-it

OSBE është shprehur e shqetësuar për lajmin se një automjet që i përket Slavko Simiq, anëtar i Kryesisë së Srpska List dhe Kuvendit të Kosovës, u dogj gjatë natës në Leposavic, shkruan IndeksOnline.
Kjo organizatë ka bërë thirrje që të bëhet sa më shpejtë hetim që do të zgjidh çështjen.
“Misioni i OSBE-së në Kosovë ka marrë me shqetësim lajimin se një automjet që i përket Slavko Simiq, anëtar i Kryesisë së Srpska List dhe Kuvendit të Kosovës, u dogj gjatë natës në Leposavic. Ne bëjmë thirrje për një hetim të shpejtë të zbatimit të ligjit që do të përcaktojë sfondin e incidentit dhe do të zgjidhë çështjen”, thuhet në njofim./IndeksOnline/