75 Mall Live Search
23:00 / E Enjte, 09 Janar 2020 / indeksADMonline

Pas publikimit të fotografive duke pjekur mish, Muriqi bëhet hit në rrjetet sociale

Gjatë ditës së sotme janë publikuar disa fotografi të futbollistit kosovar, Vedat Muriqit duke pjekur mish në zgarë.

Dhe ky veprim i Vedatit nuk kaloi pa e marrë vëmendjen e shumë tifozëve, në twitter ka pasur disa postime të fotografisë së Muriqit me të cilin kanë bërë edhe shaka.

“Të thash mos ta gatuash mishin tim, ma kthe prapa”, “Si ta pjekësh mish ? Mos u brengosni është Vedat Muriqi”, “Vedat Muriqi e ka ngrënë të gjithë mishin vet”, këto ishin vetëm disa nga postimet që janë bërë për futbollistin kosovar./Indeksonline/.