75 Mall Live Search
21:04 / E Enjte, 09 Janar 2020 / indeksADMonline

​Trump kërkon që vendet e Lindjes së Mesme të hyjnë në NATO

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot se ai mbështet zgjerimin e NATO-s në Lindjen e Mesme, në një kohë kur Uashingtoni zyrtar po kërkon mënyra për të zvogëluar praninë e trupave të saj të vendosur në të gjithë botën.

“Unë mendoj se NATO duhet të zgjerohet dhe, në terma absolutë, të përfshijë Lindjen e Mesme,” u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Trump propozoi një prezencë më të madhe të NATO-s në Lindjen e Mesme dje pas sulmeve nga Irani ndaj trupave amerikane në Irak në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e gjeneralit iranian Qasem Soleimani.

Image result for trump conference

Trump tha se Shteti Islamik është një problem ndërkombëtar me të cilin vendet e tjera përveç SHBA-së duhet të përballen.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara kishin ndaluar Shtetin Islamik dhe kishin bërë një shërbim të shkëlqyeshëm për Evropën dhe se NATO duhet të jetë më e angazhuar.

Reuters raporton se Trump bëri shaka se Aleanca duhet të quhet NATO-LM ose NATO plus Lindja e Mesme dhe shtoi se ai i propozoi dje emrin sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës, Jens Stoltenberg.

Shtëpia e Bardhë tha se në një bisedë me Stoltenberg, Trump “theksoi rëndësinë e rritjes së rolit të NATO-s në parandalimin e konflikteve dhe paqe ruajtjen në Lindjen e Mesme”.

Ambasadori amerikan Kay Bailey Hutchison tha sot se lufta kundër Shtetit Islamik është e rëndësishme si për SHBA ashtu edhe për aleatët e NATO-s.

Image result for trump conference