Serena Williams thotë se e ‘urrente’ burrin e saj dhe ‘erën e tij’ gjatë shtatzënisë

Serena Williams thotë se ajo kujton në mënyrë të pashpjegueshme “urrejtjen” e burrit të saj Alexsis Ohanian dhe “erën e tij” gjatë ditëve të para të shtatzënisë.
Williams lindi fëmijën e parë Alexis Olympia, në shtator 2017, vetëm dy muaj para se dyshja të martoheshin, transmeton Indeksonline.
“Unë thjesht kujtoj se isha e zemëruar, isha duke urryer burrin tim”, kujtoi ajo para gazetarëve në Australi, sipas Essential Sports. “Ishte si ‘ka diçka në lidhje me erën tuaj, nuk më pëlqen era juaj'”.
Williams ka shijuar një fillim të fortë në sezonin e tenisit 2020, duke fituar të tre ndeshjet e saj në klasiken ASB në Auckland, duke arritur kështu në gjysmëfinale.
Ajo takohet me Amanda Anisimova të shtunën për të arritur në finale./Indeksonline/