Skandalet e radhës nga Komisionet e FFK-së

Komisioni i Apelit sot përmes dërgesës postare ka dërguar vendimin me të cilin e refuzon ankesën e Arianit Ahmetit dhe vendimi i Komisionit Disiplinor mbetet në fuqi.
Gjë e cila është shkelje e ligjit të sportit Neni 30.01, ku thuhet se në të gjitha vendimet, njoftimet duhen të publikohen përmes faqes zyrtare të federatave.
Nëse lexohet me kujdes ky vendim, do të shifet se në asnjë argument juridik të shkruar në ankesën e Arianit Ahmetit ndaj vendimit të Komisionit Disiplinor, Komisioni për Ankesa nuk jep spjegime që të vërtetoj të kundërtën e argumenteve dhe neneve të statutit dhe rregulloreve të FFK-së, të argumentuara me këtë ankesë.
Por merr vendim skandaloz duke u mbështetur tani në një argument të ri nga emisioni televiziv Live imazh, në RTK, se i paska quajtur Kryetarin dhe Sekretarin ish dhe anëtarët e KE-së dhe të tjerët si të paaftë etj.
Ky vendim i Komisionit të Apelit është marrë në kundërshtim me Nenin 116 të rregullores disiplinore së FFK-së, ku afati i fundit për marrjen e këtij vendimi ka qenë data 27.12.2019 (8 ditë nga dita e ushtrimit-protokolimit të ankesës).
Pra në FFK ende merren me vendime që nuk prodhojnë asnjë efekt juridik, ndaj personave të cilët nuk kanë asnjë marrëdhënie kontraktuale me FFK. Merren me shqiptimin e sanksioneve që ka të bëj me punëtorët sportiv./Indeksonline/.












