75 Mall Live Search
23:02 / E Premte, 10 Janar 2020 / indeksADMonline

3000 antarë bashkohen për ta ndaluar degradimin e Liqenit të Badovcit

Mbrojtja e Liqenit të Badovcit është marrë shumë seriozisht nga shumë persona.

Kështu janë hapur edhe grupe në rrjetet sociale për tu bashkuar në iniciativa për mbrojtjen e këtij liqeni.

Kështu në vetëm një grup gjenden më shumë se 3000 antarë, të cilat planifikojnë të marrin iniciativa të ndryshme për mbrotjen e liqenit.

Së fundmi është duke u protestuar në lidhje për një marrëveshje që të realizohet një projekt ndërtimor pranë Liqenit të Badovcit.

Ky projekt po shihet nga shumë persona si shkatërrim i Liqenit të Badovcit, dhe kanë filluar të merren masa, siç janë paralajmërimet për protesta që të mbrohet njëri nga burimet kryesore të ujit në Prishtinë./Indeksonline/.