75 Mall Live Search
10:22 / E Shtunë, 11 Janar 2020 / indeksADMonline

Kosovari fans i flaktë i “Peaky Blinders”, bënë tatuazh fytyrën e Thomas Shelbyt

Peaky Blinders titullohet një nga seritë më të shikuara në botë e që për temë ka jetën dhe të bëmat e një bande kriminale të rinjsh nga Birminghami i Anglisë.

Seria që mund të shikohet në “Netflix” dhe BBC ka arritur të rrëmbejë vëmendje të jashtëzakonshme, aq sa edhe artisti i tatuazheve, Valmir Fazliu, i cili konsiderohet si fans i flaktë i serisë, ka bërë në krahun e tij tatuazh fytyrën e personazhit, Thomas Shelby.

Ky personazh në fakt luhet nga aktori 43-vjeç, Cillian Murphy. Tatuazhi i bërë është publikuar në llogarinë zyrtare të “Prishtina INK Tattoo” në “Insagram”, ku shihet fytyra e gjakosur e Shelby e që është shkëputur nga një prej skenave të filmit.

Tatuazhi është realizuar nga kolegu i Valmirit, artisti i njohur, Alaudin Murturi puna e të cilit dëshmon profesionalizmin e lartë në këtë fushë.