Vazhdon pritja në kufi, kolona në Merdare mbi 1 km

Po vazhdojnë pritjet e gjata të mërgimtarëve nëpër pikë kalimet kufitare me Serbinë.
Edhe sot gjatë ditës janë krijuar kolona të gjata të pritje mbi 1 kilometër.
Në disa video të dërguara nga lexuesit e Indeksonline shihen kolonave të gjata, duke shkaktuar pritje të gjata.
Ndërsa, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, në Merdare pritja për të dalë nga Kosova është rreth 1 orë, derisa kolona është e gjatë deri në 200 metra.
Ndërkohë kufijtë tjerë të Kosovës me shtetet fqinje kanë më pak ngarkesa./Indeksonline/