75 Mall Live Search
12:02 / E Shtunë, 11 Janar 2020 / indeksADMonline

Deputetit të LDK-së i mbushen sytë me lot për Enver Malokun: Dikujt i pengove…

Deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në krye me Vjosa Osmanin, kanë vendosur lule pranë pllakës përkujtimore të Enver Malokut, me rastin e 21 vjetorit të vrasjes së tij.

Mërzi dhe dhimbje të madhe padyshim se shprehu edhe deputeti, Fetah Rudi, i cili po ashtu i kishte shpëtuar një atentati.

“Dikujt i pengoi puna e tij dhe lajmet qe i shpërndante neper bote përmes Qendrës informative te Kosovës (QIK), e cila ishte e vetme ne ato vite te vështira, por te arta për Republikën e Kosovës”, ka thënë Rudi, transmeton Indeksonline

Më poshtë, postimi i plotë:

Sot behën 21 vite kur te pabesët vranë veprimtarin LDK-se dhe patriotin e madh e te pa trembur, Enver Malokun, bashkëpunëtor i Presidentit Historik te Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Dikujt i pengoi puna e tij dhe lajmet qe i shpërndante neper bote përmes Qendrës informative te Kosovës (QIK), e cila ishte e vetme ne ato vite te vështira, por te arta për Republikën e Kosovës. Enver Maloku do te kujtohet përherë me nder e krenari. Edhe pas 21 vitesh, vrasësit e Enver Malokut dhe te shume anëtareve tjerë te LDK-se, ende janë te lire dhe shëtisin lirshëm ne shtetin e Kosovës. E kemi obligim qe te punojmë dhe mos te ndalemi asnjëherë, derisa te zbulohen dhe dënohen vrasësit e Enverit dhe te shume bashkëpunëtoreve tjerë, te vrare tinëzisht nga dora kriminale. Lavdi jetës dhe veprës, zoti e bekoftë Enver Malokun dhe familjen e tij!