“Marca” tregon se Barcelona sot do të bëhet me trajner të ri

Humbja kundër Atletico Madridit ishte shumë e vështirë për Barcelonën e po ashtu edhe për trajnerin e kësaj skuadre.
Mediumi spanjoll Marca përmes një shkrimi ka treguar që Barcelona gjatë ditës së sotme pritet të nënshkruaj marrëveshje për ta bërë trajner Xavin.
Po ashtu sipas këtij mediumi nëse Xavi e refuzon ofertën e blaugranëve ata kanë opsione tjera për trajner dhe siç duket fundi i Valverdes te Barcelona është afër.
Si opsione për ta marrë drejtimin e Barcelonës janë duke u raportuar emrat e Ronald Koemanit dhe Roberto Martinezit.