75 Mall Live Search
14:32 / E Shtunë, 11 Janar 2020 / indeksADMonline

Loredana s’ndalet, pas ndarjes nga Mozzik ia shpreh dashurinë publikisht këtij personi

Liredana po vazhdon të “pushtoj” mediat rozë, dhe është e përfolur pothuajse për çdo gjë.

Reperja e njohur e cila jeton në Zvicër prej ditësh ka filluar të tregoj admirimin që ka për artistët shqiptarë.

Pas publikimit te videos ku shihet duke vallëzuar e kënduar me këngën “Vuj vuj vuj” të Dafina Zeqirit, tani ajo ka bërë të njëjtën gjë për Elvana Gjatën.

Loredana teksa ndodhet në makinë po dëgjonte këngët e Elvanës.

Reperja poashtu nuk ka hezituar të tregoj se sa shumë i pëlqen Elvana, madje që edhe e do.

“Të dua, zonjushë”, ka shkruar Loredana sipër videove.

Ndryshe, Loredana ka paralajmëruar projektin e ri që do të jetë në bashkëpunim me artisten, Juju./Indeksonline/