75 Mall Live Search
15:59 / E Shtunë, 11 Janar 2020 / indeksADMonline

Tuna nis punën për projekte të reja muzikore

Tuna ka nisur vitin 2020 me punë për projekte të reja muzikore që janë drejt finalizimit.

Këtë e ka bërë të ditur vet ajo përmes një postimi në InstaStory  ku shihet në studiot e producenti Cekic me të cilin po bashkëpunon.

Këngëtarja nga Maqedonia nuk ka dhënë detaje tjera rreth projekteve, ndërsa kujtojmë që “Amoni” mban titullin lansimi i saj i fundit muzikor.

Ndërkohë Tuna përmbylli një vit të suksesshme me disa projekte radhazi që u pritën mirë nga publiku./Indeksonline/