75 Mall Live Search
16:36 / E Shtunë, 11 Janar 2020 / indeksADMonline

Ballkani e ka seriozisht garën për titull, huazon futbollistin e Kombëtares së Kosovës

Ekipi nga Suhareka, Ballkani ka bërë një goditje të fuqishme në këtë afat kalimtar.

Futbollisti më i ri FC Ballkani është sulmuesi shtatëlartë Mirlind Daku, i cili vjen në formë huazimi nga klubi NK Osjek – Kroaci.

Mirlindi është anëtarë i rregullt i kombëtarës U/21 të përfaqesues së Kosovës, i cili më parë ka mbrojtur ngjyrat e klubeve të Superligës duke qenë protagonist në KF Hajvalia, KF Llapi dhe në ligën superiore të Shqipërisë tek KF Kukësi.