75 Mall Live Search
17:19 / E Shtunë, 11 Janar 2020 / indeksADMonline

Kurti në Gjilan, bën homazhe në varrezat e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti së bashku me një delegacion nga LVV kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Gjilan, me rastin e përvjetorit të dy dëshmorëve të kombit, Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha.

Po ashtu, ata bën vizitën në familjet Mala e Berisha, transmeton Indeksonline.

Image may contain: 6 people, people smiling, people sitting

Sot janë bërë 35 vjet nga rënia e dy heronjve Rexhep Mala e Nuhi Berisha.

Në mesnatën e 11 e 12 janarit,  të vitit 1984,  Rexhep Mala e Nuhi Berisha, ranë heroikisht gjatë përleshjes me forcat policore serbe në Kodrën e Trimave në Prishtinë./Indeksonline/

Image may contain: one or more people, people standing, sky and outdoor